4.5 C
Tirana

“Studentja nga Elbasani provimet s’ka për t’i marrë më kurrë, por a do të fitojë bursë meqë denoncoi korrupsionin?”

Date:

Share:

Gazetari dhe analisti Mentor Kikia, ka shkruar me ironi edhe propozimin e kryeministrit Rama, i cili në të njëjtën ditë iu drejtua studentëve të denoncojnë çdo rast korruptim, me premtimin se do t’iu zerohet tarifa, si dhe do të përfitojnë bursë.

“Tani, kjo studentja e Elbasanit, ato 20 e ca provimet që kishte pa marrë, s’ka për t’i marrë kurrë pas asaj që bëri me kameran e fshehtë, por a do të fitojë bursën meqë denoncoi korrupsionin?”, shtroi pyetjen Kikia, kuptohet me ironi dhe skeptik ndaj gjendjes katastofike ku është katandisuar arsimi, sidomos Arsimi i Lartë, në vendin tonë.

Sakaq, lidhur me rastin në fjalë, sot është pezulluar nga detyra pedagogu i Universitetit të Elbasanit, Denis Himçi, i cili i kërkoi favore një studenteje në këmbim të provimeve.

Vendimi i universitetit “Aleksandër Xhuvani” për pedagogun e në Departamentin e Gjuhës Frënge dhe Italiane, erdhi një ditë pas publikimit të pamjeve filmike në një emision investigativ “Stop”, mbrëmjen e së martës.

“Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” ka marrë menjëherë masën e pezullimit nga detyra të pedagogut Denis Himçi, me detyrë personel akademik në Departamentin e Gjuhës Frënge dhe Italiane, të Fakultetit të Shkencave Humane. Masa e pezullimit nga detyra do të jetë në fuqi deri në zbardhjen e plotë të çështjes,’- njoftoi Universiteti.

Universiteti i Elbasanit tha se distancohet ndaj çdo sjelljeje të ulët e të padenjë që cënon figurën e personelit akademik dhe imazhin e këtij institucioni të arsimit të lartë, si edhe është i hapur e shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë deri në zbardhjen e plotë të çështjes.

Po ashtu pedagogu Himçi u arrestua sot, pas denoncimit në emisionin investigativ.

Denis Himçi, 36-vjeç, akuzohet për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Rama fton turistët të vizitojnë Shqipërinë në gjuhë të ndryshme nëpërmjet Inteligjencës Artificiale (Video)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, në kuadër të Panairit të Turizmit. Ndërkohë ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke...

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, ja çfarë gjeti policia në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen kësaj të diele (2 mars) në Prishtinë, ku është gjetur i pajetë në një banesë Mentor Palokaj,...

Rama ‘përplaset’ me gazetarin izraelit në Berlin: U lëmë juve tokën ta pushtoni

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”...

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.