Studentët priten në Ambasadën Amerikane, çfarë po ndodh me lëvizjen e fundit

958
0

Një përfaqësi e studentëve shqiptarë të hedhur në protesta masive në kërkim të plotësimit të 8 pikave të cilat sipas tyre do të përmirësojnë, lehtësojnë një arsimim të lartë më cilësor në Shqipëri i kanë drejtuar një peticion ambasadës së SHBA-ve në vendin tonë.

Lajmin e bëri të ditur ekskluzivisht për Fax News aktivisti Aulon Kalaja i cili u shpreh se më tepër se 10 studentë të zgjedhur nga disa fakultete të Universitetit të Tiranës i janë drejtuar ambasadës amerikane ku kanë dorëzuar një peticion/kërkesë për ndihmë në zgjidhjen e shqetësimeve të tyre.

Më shumë se dhjetë studentë kanë kërkuar mbështetje nga Ambasada Amerikane, pasi ata thonë se është momenti që të lëvizin dhe ndërkombëtarët. Ata janë pritur në ambasadë dhe kërkesa e tyre është administruar.
Ka pasur presione në drejtim të familjeve të personave që kanë qenë në protestë dhe në studiot televizive“, tha për Fax News Kalaja.

Ndërkohë asnjë nga institucionet ndërkombëtare nuk është shprehur në lidhje me protestën e studentëve shqiptarë që vazhdon prej 9 ditësh, ndërsa mësimi është pezulluar në të gjithë universitetet e Shqipërisë.

I vetmi njoftim ka ardhur nga ambasada amerikane në Tiranë e cila u ka kërkuar shtetasve të vet që të kenë kujdes për shkak të indicieve se mund të ketë ngjarje terroriste.