Për herë të parë Ilva Tare tregon për familjen e saj/ emocionet e mëmësisë dhe punës së saj të re

768
0

Nqs keni qenë pak konfuz dhe nuk e dinit se ku do të shfaqej këtë sezon televiziv Ilva Tare, mos u s hqetësoni sepse tashmë ajo e ka zbuluar për të gjithë. Pas një periudhe 8 vjeçare si pjesë e televizionit “Ora News”, ajo është zhvendosur në një televizion tjetër që është ai i “European News” në postin e drejtoreshës së informacionit. Në një intervistë për revistën “Class” Ilva tregoi se nuk do t’i mungojë ekranit dhe se do të shfaqet me një emision të përditshëm. Ajo tha:-“ “Sigurisht që do të jem në atë ekran, me një format të përditshëm me ngjarjet kryesore dhe analizë të thelluar. Më pret shumë punë, që mezi pres ta ndaj me publikun në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe kudo ku jetojnë shqiptarë. Për mua është frymëzues fakti që për herë të parë shqiptarët do të jenë pjesë e tregut mediatik ndërkombëtar përmes Euronews Albania.”
Gjithashtu gazetarja ka folur dhe për jetën e saj që në momentin që kanë ardhur në jetë fëmijët dhe ka thënë:-“ Ndryshon çdo gjë, por sidomos mënyra si e sheh jetën. Përgjegjësia për ta është aq e madhe sa bëhesh e kujdesshme për çdo gjë që më parë as e mendoje dy herë. Fëmijët nuk rriten vetëm me libra. Se di a bëj gabime, ndoshta, por në këtë pikë Eduardi ka qenë një ndihmë e madhe.”