Spanja në kërkim të emigrantëve

1584
0

Ministri spanjoll i ngarkuar për migracionin në qeverinë spanjolle ka theksuar këtë të enjte se Ekonomia spanjolle do të ketë nevojë për miliona migrantë për të ruajtur nivelin e saj aktual dhe fqinjët duhet të jenë të përgatitur për të integruar masivisht popullsinë e mërguar

“Spanja ka aktualisht rreth 47 milionë banorë dhe ne do të kemi nevojë për tetë apo nëntë milionë persona për të ruajtur popullsinë aktive në të njëjtin nivel”, theksoi Jose Luis Escriva, ministër i Sigurisë Sociale gjatë forumit të OCDE-së mbi migracionin.

“Ne do të kemi nevojë për miliona e miliona migrantë në vitet e ardhshme”, deklaroi ai përkrah disa ministrave të tjerë dhe zyrtarëve të lartë të organizatës.