Sot është një ndër moderatoret më të njohura të ekranit. E gjeni kush është?

674
0

Një ndër moderatoret më të njohura të ekranit, Jonida Vokshi, ka festuar ditën e sotme ditëlindjen e saj. Nëpërmjet disa postimeve në Instastory, ajo ka treguar se po e shijon këtë ditë në një prej restoranteve më të mirë të Londrës.

Kolegë e familjarë e kanë uruar moderatoren në rrjetin social Instagram, urimet e të cilëve ajo i ka publikuar në Instastory. Ndër ta bie në sy urimi i mamasë së Jonidës, e cila i ka bërë publike të bijës një foto të vjetër.

Jonida shfaqet në moshë shumë të vogël, me flokët e prera mbi sup dhe me baluke.

“Edhe 100 drita e syve të mi!”- i shkruan e ëma moderatores krahas fotos ku me siguri ndjekësit mezi e kanë njohur.