Kjo është vila super-luksoze e Admir Muratajt, me kamera sigurie dhe hekura

1701
0

Admir Murataj është një nga më të njohur për drejtësinë shqiptare

Para se të ikte nga burgu në Greqi, ai jetonte në një vilë njëkatëshe në Pezë, ku policia mësyu në vitin 2017, pasi kërkonte Muratajn. Siç shihet edhe në foto, vila është e rrethuar me kamera sigurie dhe hekura.

Me paratë që siguronte nga bankat ai kishte ndërtuar një vilë luksoze në Fushë-Pezë dhe një servis familjar në Vorë. Shtëpia e tij në Pezë është një ndërtesë e sofistikuar në ndërtim, e rrethuar më gardh hekuri të lartë dhe e ruajtur me kamera sigurie e sistem alarmi.

Dyshohet se funksioni i saj nuk ka qenë vetëm për banim, por ka shërbyer edhe si bazë për planifikimin e ngjarjeve.

Vila është në një lartësi të konsiderueshme dhe ka një fushëpamje shumë të mirë të zonës përreth, nga ku mendohet së është vëzhguar nga larg.