Sot është mjaft i famshëm, habit moderatori shqiptar: Kam punuar me vite në Call Center

998
0

Ai është një ndër moderatorët që ka tërhequr gjithmonë vëmendjen me deklaratat e tij pa komplekse.

Së fundmi, Kelvi Kadili, i ftuar në emisionin ‘Thumb On’, ka folur për disa detaje nga jeta e tij personale.

Kelvi tregoi se para se të bëhej i njohur, ai ka punuar shitës në një dyqan rrobash në një qendër tregtare dhe në Call Center.

‘Kam bërë dhe gjëra të tjera në jetë. Kam punuar shitës rrobash, 1 vit kur kam qenë 24 vjeç. Bëja kombinime rrobash. Kam punuar edhe në kompani telefonike. Edhe në call center kam punuar 2 vite’, tha moderatori.

Kujtojmë që më herët, Kelvi u largua nga Tv Top Channel, pas një debati me drejtorin e Përgjithshëm të Imazhit, Ben Blushin.

Tashmë prej disa kohësh prezanton emisionin e mëngjesit në Ora News së bashku me Arjola Shehun.