“S’keni parë gjë akoma”, Bill Gates godet serish me parashikimin: Nuk dua të jem pesimist por..

314
0

Miliarderi i njohur Bill Gates ka paralajmëruar se “ka më shumë se 5% mundësi” që bota të mos e ketë parë ende më të keqen e Covid-19.

“Nuk dua të dukem pesimist, por ka mundësi që të dalë një variant më i transmetueshëm dhe më vdekjeprurës. Ka më shumë se 5% mundësi që të ndodhë kjo, kështu që ka 5% mundësi që bota të mos ketë parë gjë akoma”, tha Gates për “Financial Times”.

Pe shkak te Covid-19 kane humbur jeten më shumë se 6,2 milionë njerëz në të gjithë botën, që nga marsi i vitit 2020.

Paralajmërimi i Bill Gates vjen pasi kreu i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se njerëzit duhet të kenë ende kujdes nga virusi, duke theksuar se ulja e testimeve në shumë vende mund të çojë në një “rilindje” të tij.