Lira Gjika habit: Kjo shprehje qe i thoni femijeve tuaj duhet te ndalohet me ligj

277
0

Duhet të ndalohet me ligj shprehja “mbylle gojën” në institucionet shkollore e parashkollore. Kur i thuhet një fëmije “mbylle gojën”, ai jo vetëm ndihet keq, por ndihet i kërcënuar dhe i turpëruar njëkohësisht. Për fat të keq, kjo shprehje, është ulur këmbëkryq, në familje, në shkollë në rrugë, e kudo. Nuk na bën përshtypje kur e përdorim.

Duhet ta bëjmë këtë veprim ashtu siç është bërë me fjalën “pusho” që nuk lejohet të përdoret në institucionet shkollore e parashkollore. (Për fat të keq edhe fjala “pusho” nuk është shkulur ende nga fjalori i përditshëm). Ka ardhur koha, madje jemi vonë, për të përmirësuar fjalorin, sepse janë fjalët ato, që krijojnë e zhillojnë mendimin.

Njeriu mendon në bazë të fjalëve që përdor. Kur përdorim fjalor të tillë, apo më saktë fjalor bazik, është e pamundur të realizojmë të menduarin dhe të jemi të vetëdijshëm, për atë që themi dhe pasojat që shkakton apo le pas. Përpiquni prindër, mësues, edukatorë dhe të rritur në përgjithësi, t’i shmangni këto shprehje. Lira Gjika