Skënder Brataj, thirrje personave të vaksinuar: Ka shumë raste, kujdes! Mund të infektoheni sërish

860
0

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, gjithashtu edhe anëtar i Komitetit Teknik të Ekspertëve, ka bërë thirrje të gjithë të vaksinuarve që të kenë kujdes, pasi janë të shumtë ata që mendojnë gabimisht se me marrjen e dozës së parë kanë fituar imunitet.

Brataj thotë se duhen të paktën dy javë që antitrupat të fillojnë të prodhohen, ndërsa ato fillojnë të prodhohen në nivele të larta pas 7-10 ditësh nga marja e dozës së dytë

Reagimi i plotë nga Skënder Brataj:  

KUJDES!

Që nga fillimi i vaksinimit ka pasur jo pak raste infektimi me SarsCov2 edhe në ato raste kur është marë doza e parë e vaksinës. Nuk është vaksina që shkakton sëmundjen e Covid-19, por infektimi me SarsCov2.

Specifikoj se ka pasur raste për të gjitha llojet e vaksinave që janë soministruar në Shqipëri!

Antitrupat kundër SarsCov2 fillojnë në javën e dytë pas injektimit të vaksinës. Po ashtu përgjigja imunitare pas dozës së parë nuk është e lartë që të na mbrojë nga infektimi, por sidomos nga format e rënda.

Antitrupat fillojnë të prodhohen në nivele të larta pas 7-10 ditësh nga marja e dozës së dytë. Vërtet që vaksina ul infeksionin dhe rastet e rënda por nëse infektohemi në periudhën midis dozës së parë dhe të dytë rreziku është i lartë.

Ne mund të infektohemi dhe të shfaqim sëmundjen e Covid-19 me të gjitha format e sajë, të lehta, të mesme dhe të rënda. Respektimi i masave mbrojtëse është i domosdoshëm, sidomos në këtë periudhë tranzitore.

Edhe pak durim, derisa të fitojmë këtë betejë të fundit me virusin. Jeta është pasuria më e madhe që kemi, prandaj ne duhet ta ruajmë atë!