Skënder Brataj: Nuk do të ketë heqje të masave kufizuese, por vetëm..

1166
0

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, njëherësh edhe anëtar i Komitetit Teknik të Ekspertëve, tregoi në një intervistë për Klan Tv se treguesit e pandemisë janë pozitivë, por pritet të ketë vetëm lehtësim masash dhe jo heqje të tyre.

“Kuptohet që situata është shume e mirë, indikatorët janë shumë mirë. Janë masat për orarin dhe maskat në ambientin e jashtëm. Pritet për lirim jo për heqje të çdo mase, sigurisht ka shkurtim të orës policore por heqje totale te kufizimit nuk është e këshillueshme. Vendimet do merren dy ditë përpara mbledhjes së komitetit duke parë situatën”, tha Brataj.