Skenari i 2050-tës ndodh javën qe vjen: Temperaturat ekstreme. Për herë të parë jepet alarmi..

6
0

Parashikimi hipotetik i motit për 2050-tën, javën tjetër bëhet realitet thotë CNN. Dy vjet më parë metereologët britanikë u përpoqën të krijonin një ide sesi do të ishte situata pas tre dekadash nisur nga kriza e klimës, por parashikimi i tyre duket se po nis të përmbushet që tani.

Simon Lee, shkencëtar në Universitetin e Kolumbias në Neë York, vuri re ngjashmëri tronditëse mes modelit kompjuterik të asaj çfarë duhet të ndodhte në 205-tën dhe parashikimeve të motit për javën që vjen në Britani, ku temperaturat pritet të mbërrijnë në 40 gradë Celsius, ç’ka detyroi autoritetet vendase të jepnin për herë të parë alarmin e kuq për të nxehtin.

“Parashikimi është pothuajse identik në zona të ndryshme të vendit”, shkroi Simon në Twitter, duke shtuar se “ajo që do të vijë të martën tregon një pasqyrë të së ardhmes”.  Temperaturat parashikohen të jenë 10 deri në 15 gradë më të ngrohta se normalja në fillim të javës së ardhshme në Angli. Kjo konsiderohet tashmë një shenjë e qartë me të cilën kriza e klimës po ndryshon motin.

Pjesa të tjera të kontinentit të vjetër po përballen me një vapë mbytëse, ndërsa i nxehti i madh po i afrohet dhe Shqipërisë. Ekspertët paralajmërojnë se kjo është diçka më shumë sesa disa ditë të pakëndshme të nxehta dhe kaq. Nxehtësia ekstreme është ndër ngjarjet më shqetësuese klimatike, me ndikim tek shëndeti si në rastin e sëmundjeve të zemrës apo ato të frymëmarrjes.

Sesa tronditëse është një situatë e tillë, kjo u pa edhe në Shtetet e Bashkuara verën e kaluar, kur vala e të nxehtit mori qindra jetë njerëzish. Edhe zyrtarët në British Columbia të Kanadasë vunë në dukje se më shumë se 800 vdekje ishin regjistruar prej vapës, të cilat konsideroheshin të papritura dhe larg normave për atë periudhë të vitit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.