Lajm i mire / Maqedonia e Veriut, pro propozimit francez. S’ka më asnjë pengesë per ne BE

71
0

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi propozimin francez me 68 vota “pro” dhe pa asnjë “kundër”, pasi deputetët e opozitës bojkotuan momentin kur do votohej.

Pas orëve të gjata debatesh, që zgjatën për tre ditë dhe mes zhurmës së vuvuzelave të opozitës në sallë, qeveria maqedonase arriti të sigurojë votat, vendim përmes të cilit hapet rruga drejt integrimit europian.

Pritej pikërisht ky moment, pas të cilit Brukseli të shprehej zyrtarisht për fatin e negociatave mes Bashkimit Europian, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas deklaratave të ardhura nga politika shqiptare, por dhe ajo europiane, pritet që të hënën ose të martën të organizohet dhe tryeza e parë ndërqeveritare.