Skena si nëpër filma/ Momenti kur çiftit vlonjat tenton te vjedhe argjendarine dhe jeta luksoze me shampanjë, rolex e makina

283
0

Arben Hoxha dhe Anisa Hoxha janë çifti vlonjat që pak ditë më parë tentuan të grabisin një argjendari në Shkodër duke i hedhur spray në fytyrë pronares e cila ndodhej në anën tjetër të banakut.

Në rrjetet sociale, dy të rinjtë duket se bënin një jetë luksoze me shampanjë, makina, bizhuteri si varëse floriri apo orë rolex apo dhe veshje të shtrenjta.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Demokracia në Shkodër, ku nga pamjet duket sesi çifti i ri është futur në ambientet e argjendarisë sikur janë të interesuar për të blerë dhe pronarët burrë e grua kanë vendosur mbi banak kutinë ku janë të vendosura bizhuteritë.

Ndërkohë në një moment gruaja Anisa Hoxhaj e cila ishte në shoqërinë e bashkëshortit Arben nxjerr nga xhepi i majtë një objekt dhe ua ka hedh në sy pronarëve në tentative për të marr bizhuteritë dhe për tu larguar.