Voltana Ademi habit me deklaraten: Nuk e njoh Lulzim Bashën, nuk e di kush është!

5
0

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës Voltana Ademi, ka marrë pjesë sot në primaret që Grupi i Rithemelimit po zhvillon atje dhe në 5 bashki të tjera, për të zgjedhur emrin e kandidatit që do t’i përfaqësojë në zgjedhjet e 6 marsit.

“Ne do fitojmë bashkinë e Shkodrës. Në krizë është Lulzim Basha dhe ky leksion që japim përditë po e çon edhe më tepër në krizë. Unë nuk e njoh. Nuk e di kush është Lulzim Basha. Procesi politik që po bëjmë sot është pjesa më e rëndësishme e një procedi demokratizimi”, u shpreh Ademi ndër të tjera për mediat.

Edhe pse vetë u tërhoq papritur nga gara, Voltana Ademi ka bërë thirrje që demokratët të marrin pjesë në votim.

“Do të jem në Shkodër në funksion të asaj që di të bëj më mirë dhe në funksion të aktivizimit politik. Nuk do vendos Sali Berisha kush do jetë kryetari i Bashkisë së Shkodrës, as kush janë deputetët nesër. Sali Berisha ka bërë të mundur që t’i japin një fuqi gjithsecilit prej nesh përmes votës. Unë them ta ushtrojnë këtë të drejtë”, shtoi ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.