Skamja në familjen Mera, gruaja mes lotësh: Jetoj se nuk vdes dot!

455
0

Ajo ecën, vetëm ecën, e dhimbjen nuk ka kujt t’tia tregojë. Ҫdo ditë Lumja bën kilometra të tëra me këmbë. Ecën dhe rrugët i lan me lot, pasi jeta e saj ka arritur në kufijtë e së pamundurës. Veten e saj e ka harruar, ajo duhet të kujdeset për familjen e saj, e duket se nuk po ia del dot. Lotët e dëshpërimit shpërthejnë sapo e pyet se ҫfarë e mundon më tepër, pasi vuajtjet e saj nuk kanë të sosur e nuk di kë të tregojë më parë.

Familja Mera Plot Vuajtje
“Kur vijnë fëmijët në shtëpi çfarë tu jap të hanë fëmijët, janë adoleshentë, a nuk është gjynaf që mbajnë barkun me dorë se nuk kanë çfarë të hanë” .

Pavarësisht të gjitha mundimeve, e vuajtjeve, familja Mera nuk ka një strehë ku të struket të paktën gjatë dimrit, edhe kjo që është, nuk ka asgjë brenda.

“Gjarpëri më ka hyrë në banese,atje ishte dhe djali”- thotë gruaja.

Asaj i duhet të punojë pa u ndalur, nga mëngjesi herët, deri vonë në darkë. Rrobat i lan në përrua, ujin i duhet ta mbushë me bidonë në burim, shumë larg shtëpisë dhe drutë për zjarr i duhet që t’i marrë në krahë nga pylli që edhe ai është larg, e sërish kur kthehet në shtëpi, nuk ka asgjë për të gatuar.

“Më është mërzit jeta, nuk më del ai pensioni, fëmijët më sëmurën. S’kam hëngër qysh mbrëmë, burri ka 10 vjet i sëmurë, edhe dy çunat janë sëmurë. Do kisha vdekur më gjithë këto hallë, ja ku jam”.

Dhimbja e 43 vjeҫares është e madhe, nuk mundet t’i ushqejë fëmijët dhe bashkëshortin, nuk mundet t’i ҫojë tek mjeku, nuk ka asgjë ҫfarë t’u ofrojë, vetëm shpirtin. Ajo nuk dëshiron gjë tjetër, vetëm të jetë afër spitalit.

“Lekë s’ka ti vizitojë, dua ta çoj ta vizitoj por nuk kam para për udhëtim. Më gjeni një kasolle vetëm të jem afër spitalit. Po vuajmë për një paracetamol” thotë gruaja duke përlotur.(d.d/BalkanWeb)