Skadon afati për listat me emrat, mësohen të gjithë emrat që do të kandidojnë më 25 prill

277
0

Deri diten e sotme në mesnatë pritet të dorëzohen listat zgjedhore të partive që janë regjistruar për të qenë pjesë e garës së 25 prillit.

Brenda kampit socialist, por edhe të opozitës, shumë pak emra janë zbuluar nga vetë kryeministri Rama, por edhe kryetari i opozitës së bashkuar Basha, kryesisht drejtuesit e fushatës në qarqe.

Ditët e fundit, disa deputetë kanë bërë publik vendimin për të hequr dorë vullnetarisht nga rikandimimi, ndërsa janë mësuar edhe të rinjtë, që garojnë për herë të parë më 25 prill, si Çomo apo Bozo.

Një ditë më parë, ish-deputeti Alfred Peza njoftoi se nuk do të bëhet pjesë e ekipit të Partisë Socialiste, i cili falenderoi kryeministrin Rama me të cilin thotë se ka patur një takim, por ka refuzuar propozimin.

Ndërsa në kampin opozitar, ish-deputeti Eduard Halimi u caktua koordinator politik i kryetarit demokrat. Në një postim në rrjetet sociale Eduart Halimi shprehet se nuk mund të refuzonte ftesën e Bashës, pasi e thirri për të shërbyer në familjen e tij politike. Ai thotë se nuk do të jetë deputet, por i bën thirrje kujtdo që të bashkohet për t’i shërbyer PD-së.

Partia Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit, bëhet partia e parë që dorëzon në KQZ listat e kandiatëve për deputetë, për zgjedhjet e 25 prillit.

Vijon..