E pazakontë/ Po kërkonin për thesar të humbur në pyll, arrestohen 4 persona

393
0

Një ngjarje si nëpër filma ka ndodhur pranë një pylli në afërsi të Larisas në Greqi, ku katër burra u nisën për një mision të pazakontë.

Ata morën rrugën në kërkim të një thesari. Por, “misioni” i tyre mori shpejt fund, pasi oficerët e policisë në Tempi, i kapën duke përdorur një detektor metali dhe mjete të tjera gërmimi. Sipas mediave të huaja detektori i metaleve dhe mjetet e gërmimit u konfiskuan.