“Sjellim një lajm të shkëlqyer” Rama jep lajmin e mirë nga Samiti i Tiranës për të rinjtë shqiptarë

Krah Charles Michel dhe Ursula von Der Leyen, pas punimeve të samitit BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt këtë të martë në Tiranë, Kryeministri Edi Rama dha lajmin e mirë për të gjithë studentët dhe të rinjtë shqiptarë, të cilët do të kenë mundësinë që të studiojnë nga Shqipëria në Universitetet Europiane në mënyrë dixhiyale.

“Do doja të theksoja përmasën tejet historike të këtij samiti. Është hera e Parë kur BE del nga kufijtë e BE për të mbajtur një samit dhe kjo ndodhe në BP dhe konkretisht në Shqipëri. E shoh si shenjë të jashtëzakonshme të një vetëdijësimi mbi të gjitha që këto ditë BE ka nevojë për BP dhe anasjelltas. E shoh si një vlerësim për vendin tonë për rolin e tij në rajon, si një faktor i vendosur dhe rezistent i paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit.

Dua po ashtu të besoj se është momenti që të gjithë njerëzve në rajon, po sidomos popullit shqiptar t’u përçohet që BE është këtu për ne, është këtu për ju sepse është një fakt i mirënjohur që orakulli i Brukselit e ka theksuar më shumë sesa njëherë se shqiptarët janë kombi më pro BE në rajon, sepse vijnë nga një ferr shumë-shumë i vërtetë.

Vijmë nga ferri i izolimit dhe i pamundësisë totale për t’u lidhur me Europën. Patëm momentet tona të vështira, frustrimet tona, momentet kur vuajtëm, por kurrë nuk hoqëm dorë nga kjo fe, BE. Samiti është një hap nuk është fundi i rrugëtimit tonë drejt BE, por është një gur themeli.

Dua që të them sot, të gjithë studentëve të rinjve në vendin tonë, se nga ky samit ne vijmë me një lajm të shkëlqyer, që jo vetëm universitetet tona do të jenë në gjendje të angazhohem me Erasmus Plus, por do të përfshihen në Aleancën e Arsimit të Lartë në Europë. Nga një moment i caktuar, pasi të jenë përfunduar procedurat e nevojshme, studentët tanë, fëmijët tanë mund të studiojnë prej këtej në çdo universitet europian në mënyrë dixhitale dhe universitetet tona mund të nisin e të lidhin aleanca e të rriten së bashku me universitetet europiane. Kjo ishte diçka që deri më tash ishte e mundur vetëm po të ishe aleat”.

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.