Sizmiologët grekë japin alarm për cunam, pas tërmetit në Kretë: Qëndroni larg nga brigjet

147
0

Një alarm për cunami është dhënë pas tërmetit prej 6.3 të shkallës Rihter në juglindje të Kretës.

Ka qenë sizmologu Gerasimos Papadopoulos, i cili nëpërmjet një postim në rrjetin social “Facebook” u ka bërë thirrje qytetarëve të largohen nga brigjet e detit për të qenë të mbrojtur.

Cunami i vogël në progres në jug të Kretës. Qëndroni larg nga brigjet “, shkroi ai.

Ndërkohë që sipas Presidentit të OASP Efthymios Lekkas cunami nuk është shumë alarmant sepse tërmeti ishte I vogël për të krijuar një cunami të madh.

Ne kemi lëshuar një alarm për cunami, por asgjë shumë alarmante. Po flasim për 10 kilometra në juglindje të Zakros. Fenomeni ka mbërritur dhe mund të mos jetë i dukshëm në disa zona. Tërmeti ishte mjaft i vogël për të krijuar një cunami të madh. Përveç Kretës, i gjithë Egjeu jugor është tronditur ”, tha presidenti i OASP Efthymios Lekkas.

Tërmeti 6.3 i shkallës rihter shkaktoi panik tek qytetarët, teksa deri më tani, disa dëmtime janë regjistruar në ndërtesa ku më e rëndësishmja është shembja e kishës së Agios Nikolaos në Xirokampos, Sitia.