Situatë shqetësuese, flet metereologia: Ja si pritet të jetë moti për muajin nëntor?

4187
0

Edhe pse ndodhemi në stinën e vjeshtës, temperaturat vazhdojnë të mbeten teper të larta në krahasim me temperaturat normale që karakterizojnë muajin tetor.

Për më tepër ky muaj nuk ka patur as reshje shiu dhe koha ka qenë e qëndrueshme transmeton shqiptari.net. Por si pritet të jetë moti gjatë nëntorit?

Meteorologia e njohur Tanja Porja ishte e ftuar per te folur për këtë temë në programin “Rudina”,në Tv Klan, . Ajo theksoi se edhe gjatë muajit nëntor reshjet do të mungojnë.

Kemi thatësirë. Reshjet do mungojnë gjatë muajit Nëntor. Kemi një normalitet disi më të pranueshëm për zonat e ultësirës perëndimore. Do të kemi herë pas here vranësira dhe prezencë të reshjeve, por të pakta. Ndërkohë zona paramalore dhe malore do të jetë më e thatë. Më e thatë, kryesisht skaji juglindor, por edhe verilindja ku do të kemi mungesë, pra parashikohet të bien vetëm 40 përqind të sasisë të reshjeve të Nëntorit.

Dhe duhet theksuar që muaji Nëntor është muaji më i lagësht në klimën shqiptare. Pra nëse nuk bien reshje dhe në muajin Nëntor situata është problematike. Nuk kemi patur në Shtator, nuk kemi në Tetor, Nëntori parashikohet mos të ketë reshje. Sinjalet thonë që nuk do ketë prezencë të reshjeve gjatë Nëntorit madje edhe gjatë Dhjetorit”, -shprehet metereologia.

Vlerat më të larta të temperaturave kanë arritur deri në 28-29 gradë, ndërsa në ato minimale kanë variuar tek 12-13 gradë celcius.