Situata e rënduar ne Kosove, vendi drejt IZOLIMIT, bllokohet qarkullimi për 7 orë, karantinë për vendet fqinje

396
0

Situata e rënduar dhe shifrat rekord e te infektuarve me koronavirus e kanë detyruar qeverinë Hoti të marrë masa të rrepta, për parandalimin e përhapjes së virusit.

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që të kufizohet qarkullimi duke e ndaluar atë nga ora 22:30 deri në 05:00 të mëngjesit. Dokumenti është bërë publik nga mediat fqinje.

”Nga data 28 korrik 2020, duke filluar nga ora 22:30 deri në orën 05:00, ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizik jashtë shtëpive/banesave të tyre në Komunat: Prishtinë, Prizren, Pejë, Podujevë, Gjakovë, Ferizaj, Lipjan, Drenas, Vushtrri, Mitrovicë e jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë përveç:

Në raste urgjente shëndetësore;

Në rast të nevojës për t’u kujdesur për të sëmurë, për persona me nevoja të veçanta, vetëm nëse të sëmurët apo personat me nevoja të veçanta nuk kanë mundësi të kujdesen për vetveten;

Në rast të kërkimit të ndihmës nga institucione përkatëse, siç është rasti me viktimate dhunës familjare;

Në rast të vdekjes së anëtarit të familjes;

Në rast të paraqitjes së nevojave për dalje jashtë shtëpisë/banesës për nevojat fiziologjike të kafshëve, por jo më larg se 500 metra nga banesa/shtëpia (por, nuk lejohet shfrytëzimi i këtyre rasteve për të kryer ndonjë punë tjetër ose për ndonjë qëllim tjetër përveç atij të përcaktuar)”.

Sot u paralajmërua se qeveria e Kosovës do të rishikojë masat e vendosura për parandalimin e Covid-19 në vend. Po sot, u shënua numër rekord i rasteve të reja, 276. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjithashtu njoftoi për tetë të vdekur në 24 orët e fundit.