Skip to content

“Po afron ora”/ Kuvendi nuk e shkarkoi, vjen reagimi i Ilir Metës, flet për ‘Armiqtë e popullit’,

    Pas vendimit që Kuvendi mori sot për të mos e shkarkuar Presidenti Meta ka zgjedhur me ironi të përkujtojë 1-vjetorin e marrjes prej tij të ccmimit “Luani i Artë” në  Venecias. Meta ka mesazhe të forta.

    Postimi i plotë

    Duke përkujtuar 1-vjetorin e “Luanit të Artë” të Venecias, sot më duhet të riangazhohem që së bashku me Parlamentin e ardhshëm të miratojmë Ligjin për Referendumet në mënyrë që armiqtē e POPULLIT të mos lodhen kaq shumë duke folur në emër të Tij.

    POPULLI FLET VETË ME ZËRIN DHE VOTËN E TIJ!

    PO AFRON ORA QË TË RIMARRË TËRËSISHT SOVRANITETIN NË DUART E TIJ:

    – Deputetët 100% nga Populli. – President i Republikës nga Populli. – Ligj për zhbllokimin e së drejtës kushtetuese për Referendumet.

    POPULLI I 2 MARSIT është garancia më e mirë.

    POPULLI nuk ka ikur nga Bulevardi. Do largohet vetëm ditën kur të miratohet Ligji për Referendumet.