Situata e Covid 19, mblidhet papritur Komiteti Teknik i Ekspertëve

106
0

Komiteti Teknik i Ekspertëve do të mblidhet sot në orën 12:00. Mbledhja ka në fokus analizën e situatës aktuale epidemiologjike nga Covid 19 në vend dhe në varësi të saj vendosjen e masave kufizuese.

Një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë raportoi 872 raste të reja pozitive dhe 5 humbje jete nga virusi.

Ministria informon se janë 12,745 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin, ndërsa po marrin trajtim 224 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.