Sinoptikania jep parashikimin per pjesën e mbetur të gushtit: Nuk e dimë sa do të zgjasë kjo verë

1492
0

Për ata që ende nuk i kanë nisur pushimet dhe janë kuriozë të dinë se çfarë ka “rezervuar” moti për muajin gusht, sinoptikania A. Bani thotë se do të kemi një rritje graduale të temperaturave, duke bërë që gjatë fundjavës të luhaten nga 30 gradë celcius në zonat malore deri në 37 apo 38 gradë celcius në pjesën tjetër të territorit.

Edhe pjesa e dytë e muajit gusht do të mbyllet me temperatura afër vlerave normale klimatike 32-33 gradë celcius.

“Moti do të vijojë të mbetet i kthjellët por do të por pritet që të kemi rritje graduale të temperaturave duke bërë që gjatë fundjavës të luhaten nga 30 gradë celcius në zonat malore deri në 37 apo 38 gradë celcius në pjesën tjetër të territorit. Në fakt kjo rritje e temperaturave vjen si pasojë e masave ajrore nga veriu i Afrikës, e cila është e fundit për këtë verë, duke bërë që temperaturat të mbeten të larta deri në mesin e muajit gusht.

Pjesa e parë e muajit gusht do të mbetet me temperatura të larta, ndërsa parashikohet që të kemi një shkëputje me 2-3 ditë 15 ditëshin e dytë të gushtit duke bërë që të sjellin në rënie të temperaturave dhe kryesisht pjesa e dytë e muajit gusht do të mbyllet me temperatura afër vlerave normale klimatike 32-33 gradë celcius. Parashikohet që të kemi një zgjatje të verës por jemi herët për të dhënë një parashikim të përgjithshëm se sa do të zgjasë kjo verë”- tha sinoptikania Adiola Bani./ News24