Sinoptikania: I nxehti afrikan kthehet sërisht, ja kur pritet të “përvëlojë” vendin

1378
0

Kjo verë ka nisur me temperatura të larta prej muajit qershor. Korriku shënoi pikun e tij për këtë vit.

Gjatë këtij muaji temperaturat shkuan deri në 40 gradë celcius.

Deri më tani, për fat të mirë, në vendin tonë nuk është shënuar asnjë vi ktimë si pasojë e temperaturave të larta.

Mirëpo, teksa moti është qetësuar disi dhe temperaturat kanë rënë ndjeshëm, metereologët parashikojnë që një valë tjetër e të nxehtit afrikan mund të rikthehet.

Sinoptikania Tanja Porja ka thënë për Klan:

Në datën 4-5 do të vijnë sërish masat e nxehta duke bërë që temperaturat të rriten, por termometri nuk do t’i kalojë 37 gradët celcisu. Epiqendra ka qenë në Evropën qendrore në tërësi dhe ka patur goditje të valëve të nxehtit afrikan dy herë. Në Shqipëri në ditët e fundit të gushtit do të kemi sërish nga ana tjetër reshje shiu”.
I nxehti afrikan pritet të godasë sërish në fillim të kësaj jave, por për vendin tonë termometri nuk pritet të shkojë më shumë se 37 gradë.