Silva Bino rrëqeth me atë që tregon per Covid-19: Njerëzit po infektohen për herë të dytë dhe tretë, sepse …

286
0

Pas vendimit të qeverise per vendosjen e detyrueshme te maskave në ambiente të mbyllura, Bino tha se është një element shumë i domosdoshëm që të mbron nga Covid-i, pasi lidhet me eksperimentet e bëra ditëve të fundit që vërtetuan qëndrimin e tij në ajër.

“Në qoftë se deri më përpara 1 jave ose 10 ditësh ka pasur shumë diskutime në lidhje me përhapjen ajrore, javës që shkoi OBSH e pranoi bazuar në disa eksperimente. Ai përhapet nëpërmjet spërklave dhe qëndron në ajër. Fakti që njerëzit infektohen për herë të dytë ose të tretë tregon që nuk lë mbrojtje”, tha Bino.

Në lidhje me shifrat në rritje të të infektuarve shefja e Epidemiologjisë së ISHP-së tha se është rritur numri i testimeve dhe është diçka pozitive pasi lidhet me gjurmimin e të prekurve, kontakteve të tyre dhe izolimin.

Një ndër problemet e shumta pjesë e situatës së COVID-it është çmimi i maskave.

Bino tha se maskat mund të realizohet në shtëpi dhe të mos blihen në farmaci duke shpenzuar para. Ajo ka këshilluar të gjithë qytetarët që duhet të jenë më të ndërgjegjshëm për veten e tyre, familjarët dhe personat që janë më të dobët, pasi është e njëjta virulencë, por trasmetueshmëria është më e lartë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.