Skip to content

Sidrit Bejleri tregon për herë të parë portretin ëngjëllor të vajzës së tij

    Këngëtari shumë i dashur për publikun, Sidrit Bejleri dy muaj më parë u bë baba per here te katert.

    Bashkëshortja e tij lindi një vajzë dhe lajmin e bukur e bëri të ditur vetë Sidriti duke postuar një foto ku shfaqej dora e vogëlushes.

    “Sot u pasuruam me një dhuratë tjetër të paçmuar nga Krijuesi. Mirëseerdhe mes nesh zemra jonë më e vogël! Falenderimet për Zotin e Gjithësisë”, shkruante Sidriti.

    Dje duke uruar Kurban Bajramin, Sidriti ka prezantuar me publikun vogëlushen me një foto familjare.

    “Gëzuar Kurban Bajramin dhe Zoti ju begatoftë!”, shkruan Sidriti.