Pas divorcit me vajzën e çiftit të famshëm, Elton Deda publikon foton djalin e tij

4363
0

Elton Deda është baba i një djali të quajtur Fjordi, i cili jeton së bashku me nënën e tij Jolën në SHBA. Kantautori i njohur nuk preferon që të flasë shumë në lidhje me jetën e tij private, por tashmë që djali është rritur gjërat kanë filluar të ndryshojnë.

Ditën e djeshme Eltoni ka publikuar për herë të parë një foto në ‘Instagram’ bashkë me djalin që e quan mbretin e tij. Ai ka treguar se bashkë me Fjordin ndodhen në Paris dhe se të dy kanë vizituar Muzeun e Luvrit.

Djali i kantautorit duhet të jetë në vitet e para të adoleshencës e megjithatë tashmë duket se ka arritur në të njëjtën gjatësi me të atin. Fjordi ka ardhur në jetë nga martesa e Dedës me ish-bashkëshorten e tij Jola Manin, vajzën e Pirro dhe Pavlina Manit.

Pavarësisht se martesa mes tyre ka marrë fund vite më parë, më herët Eltoni ka treguar se me Jolën ruan raporte shumë të mira dhe e respekton për sakrificën që ka bërë për rritjen e një fëmije në Amerikë. /revistawho.com