Si te kontaktoni me Questuren ne qytetin ku jetoni per informacion

1140
0

Ne keto momente ne Itali eshte e veshtire te spostohemi nga njera komoune ne tjetren apo nga nje qytet ne tjetrin nese kane nevoje per te shkuar ne Questure per informacione, kjo per shkak te situates se pandemise.

Ne kete periudhe vlefshmeria e lejes se qendrimit italiane eshte shtyre deri ne 30 prill, pra edhe nese ju ka skaduar ajo eshte ende e vlefshme deri ne kete date pra akoma kohe per ta rinovuar.

Por nese ju duhet te shkoni ne Questure, duhet te dini me pare orarin apo diten kur eshte hapur per publikun.

Keto dite, te gjitha Questurat kane faqen e tyre te internetit ku mund te kontrolloni orarin, te gjeni numrin e telefonit apo adresen e emailit ku mund ti kontaktoni.

Questuren e qytetit tuaj mund ta gjeni duke klikuar ne www.questure.poliziadistato.it/ , Aty mund te gjeni qytetin tuaj dhe te klikoni mbi te. Pasi te hapet faqja klikoni tek Orari e uffici.

Pasi faqja e re te hapet, shikoni aty ku shkruhet Ufficio Immigrazione, ku do te shfaqen ditet dhe orari kur eshte hapur Questura ose numri i telefonit qe mund te kontaktoni nese do jene te disponueshem per informacion ose per te marre takim. /shqiptaret ne itali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.