Si te beni para ne Twitter? Rrjeti social tashme ofron para për perdoruesit e saj

357
0

Rrjeti i njohur social, Twitter do t’iu mundësojë përdoruesve që të përfitojnë financiarisht nga  postimet me përmbajtje ekskluzive, përmes platformës Super Ndjekës.

Në këtë mënyrë krijuesit apo botuesit do të mbështeten drejtpërdrejt nga audienca e tyre. Ky vendim vjen si një përpjekje rimëkëmbjeje pasi aksionet e Twitter-it kanë qenë ndër performuesit më të dobët të teknologjisë, gjatë shtatë viteve të fundit.

Ndërkohë kompania Facebook i dha fund ndërprerjes një-javore të lajmeve në Australi dhe njoftoi marrëveshje paraprake tregtare me disa botues vendas pasi qeveria ra dakord të rregullonte legjislacionin e propozuar, raporton Vizion Plus.

Për më tepër, duke ndjekur gjurmët e Google, Facebook ka deklaruar se do të investojë 1 miliard dollarë gjatë tre viteve të ardhshme, për të mbështetur industrinë e lajmeve.

Vendet e Bashkimit Europian po punojnë në miratimin e rregullave të së drejtës së kopjimit që lejojnë kompanitë e lajmeve dhe botuesit të negociojnë pagesat.