Intervista e Harry-t dhe Meghanit tronditi Pallatin Mbretëror, reagimi i Mbretëreshes

477
0

Intervista e fundit e Harry-t dhe Meghan ka tronditur Pallatin Buckingham. Mediat britanike bëjnë të ditur se Mbretëresha, Princi Charles dhe Princi William janë të shokuar nga akuzat që Harry dhe Meghan kanë hedhur ndaj familjes mbretërore.

Burime njoftuan se Mbretëresha nuk është ende gati që të jap një përgjigje publike ndaj intervistës së çiftit.

Meghan dhe Harry nuk folën në asnjë moment në mënyrë direkte për familjen mbretërore ose mbretëreshën. Ata iu referuan shkaktarit të problemeve të tyre me emrin “institucioni”, pa dhënë një emër të përveçëm.

Ata u treguan të rezervuar përsa i përket mbretëreshës. Meghan tha se e ka pëlqyer gjithmonë atë dhe shoqërinë e saj, ndërsa Harry pranoi se e respekton dhe komunikojnë në Zoom herë pas here.