7.5 C
Tirana

Si renditet pasaporta shqiptare, ja në sa shtete mund të udhëtojmë pa vizë

Date:

Share:

Pasaportat na lejojnë që të jemi qytetarë të botës, por edhe të jetë në funksionin tonë. Sipas një studimi të kryer nga Nomad Capitalist, kompani që ka listuar 199 vende të botës për sa u përket pasaportave, pasaporta shqiptare renditet në vendin e 83-të, duke lënë pas nga rajoni vetëm Bosnjë dhe Hercegovinën, e cila renditet e 93-ta në botë. Vihet re një rënie të rënie të nivelit të renditjes së Shqipërisë, e cila ka qenë renditur në vendin e 83-të vitin e shkuar, me plot 8 shkallë zbritjeje.

pasaporte

Pasaporta shqiptare i mundëson atij që e posedon udhëtim të lirë pa viza në 100 shtete. Ndonëse Bosnja e Hercegovina është renditur pas nesh sipas nënkategorive të këtij indeksi, sërish udhëton në më shumë shtete se sa shqiptarët pa viza, përkatësisht 105.

Indeksi i Nomad Passport Index rendit 199 shtetësi sipas pesë faktorëve, më shumë se çdo indeks tjetër i pasaportave. Është projektuar për të treguar qytetërimet më të mira në botë në bazë të udhëtimit pa viza, taksave ndërkombëtare, perceptimit të shtetasve për të huajt, shtetësisë së dyfishtë dhe lirisë personale.

Krahas opsionit të udhëtimit pa viza, kjo renditje peshon edhe sasinë e taksave të një vendi mbi qytetarët e huaj, së bashku me reputacionin global dhe liritë personale, si dhe mundësitë që u japin individëve për të mbajtur disa nënshtetësi njëkohësisht.

Në krye të listës sipas indeksit këtë vit, është Luksemburgu, ndjekur nga Irlanda dhe Zvicra. Vihet re se në top 10-shën me të mirë, 9 prej tyre janë shtete europiane.

Sipas përpiluesit të këtij indeksi, Andrew Henderson, Nomad ka për qëllim që të ndihmojë të pasurit që të reduktojnë barrën e tyre tatimore duke u zhvendosur në një vend të ri, të marrin leje qëndrimi dhe të investojnë në vende të tjera në mënyrë që të rrisin pasurinë e tyre më shpejt. Gjithashtu këshillojnë njerëzit që të mbajnë dy pasaporta, atëherë kur është e mundur.

Kriteret:

Udhëtimet pa vizë

Faktori më i rëndësishëm në vlerën që mbart një pasaportë është mundësia e udhëtimeve që ajo ofron. Indeksi Nomad u jep përparësi udhëtimeve pa vizë, që peshon rreth 50% në renditjen totale të një vendi.

Taksimi

Gjëja e dytë më e rëndësishme për sa i përket pasaportave është liria mbi taksat, që peshon 30% në renditjen e secilit vend.

Perceptimi

Perceptimi botëror mbi një vend dhe shtetasit e tij është përgjegjës për 10% të renditjes së një vendi. Pasaporta e çdo vendi është e vlefshme nëse është në gjendje t’i ofrojë siguri shtetasve. Ky indeks mbështetet mbi Raportin Botëror të Lumturisë, Raportin e Zhvillimit Human dhe faktorëve subjektivë mbështetur mbi eksperiencat personale.

Dyshtetësia

Mundësia për të mbajtur një tjetër nënshtetësi, që në renditjen e vendeve është përgjegjëse për 10% në renditjen e vendeve.

Liria

Aftësia e qytetarëve për të jetuar të lirë nga përgjegjësitë peshon 10% në totalin e pikëve të renditjes. Ne besojmë se liria e fjalës dhe e medias është diçka pozitive, dhe vendosja e ligjeve mbi qytetarët jo rezident është në përgjithësi një ide e keqe.

panorama

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

“Nuk i lejonte të lëviznin, i thoshte do t’ju pres..” Dhunoi dy fëmijët e tij të mitur live në TikTok, vjen dëshmia tronditëse e...

Në emisionin me “Zemër të Hapur” u trajtua rasti i Artan Berishës, i cili dhunon dy fëmijët e tij të mitur në live-t e...

Ndryshon moti, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, ditët në vijijm, rriten ndjeshëm temperaturat gjatë mesdites por mengjeset prite të jenë te ftohta. Ndiqni video me poshte per...

Plas sherri në urbanin e ‘Tiranës së Re’! Qytetari grushton e shkelmon faturinon (VIDEO)

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike është raportuar të ketë ndodhur një ditë më parë në urbanin e linjës "Tirana e Re"...

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

“Nuk kam treguar gjë” Pas 12 vitesh, Katerina Trungu i rikthehet ‘dashurisë’ së vjetër! Moderatorja zbulon surprizën..

Dasara Karaiskaj, Gerta Heta, Ardit Murataj janë pjesë e super skuadrës së Klan Radio. Por në programin “Rudina” në Tv Klan këtij paneli iu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.