Si ne perralla: Njihet rastësisht me një djalë në disko, teksa kërcenin zbulon se…

767
0

I ka të gjithë elementet e një përralle historia e Ariana Austin dhe Joel Makonnen. U takuan rastësisht në një diskotekë në Washington 12 vjet më parë, por teksa kërcenin mes dritave të pistës, Ariana nuk e kishte idenë se Joel ishte princ, stërnip i Haile Selassies, perandorit të fundit etiopian.

“Do të jesh e dashura ime”, – i kishte thënë ai teksa kërcenin. I lindur në Romë, 35 vjet më parë, Joel ishte rritur në Zvicër. Araiana, 33 vjeçe me origjinë franceze, është lindur dhe rritur në Shtet e Bashkuara të Amerikës dhe ka një diplomë Harvardi. Çifti vendosën të martohen sipas riteve ortodokse në një kishë të Temple Hills, në Maryland.

“Duket se dashuria e tyre ishte e shkruar. Që kur i pashë bashkë për herë të parë ndjeva lidhjen e thellë që i bashkon, diçka që shkon përtej gjithçkaje”, shprehet motra e nuses për New York Times.