2.5 C
Tirana

Si në filma/ 22-vjeçari kërkon ndihmë: Duhet të gjej vajzën e ëndrrave të mia, më ka magjepsur

Date:

Share:

Një histori e pazakontë që mund ta kemi hasur vetëm në filma ose libra, disi jashtë realitetit por që tregon se ka ende njerëz që jetojnë me besimin se do ta gjejnë dashurinë e jetës. Kanë mjaftuar dy takime për shpejtë që i riu austriak Florian Resch të kapitullonte.

22-vjeçari nga Graz ndodhej në Trieste për një stazh 1-mujor pune, dhe në këtë periudhë, një vajzë me flokë të gjata ngjyrë gështenjtë i ka vjedhur padashur zemrën. Një dashuri me shikim të parë e vërtetë. Floriani nuk i foli asnjëherë vajzës, por shikimi i saj i ka mbetur në mendje dhe është i gatshëm të bëjë gjithçka për ta gjetur dhe për ta pushtuar.

Për këtë arsye, pasi është kthyer në Austri, ai ka shkruar një letër duke kërkuar ndihmë. A do të arrijë ta gjejë vajzën e ëndrrave të tij? “Për fat të keq ende asnjë lajm”, ka treguar për Tgcom24. Kushedi ndoshta apeli i Florianit mund të japë frytet e tij.

Tregimi i “Romeos” modern
“E kam parë vetëm dy herë- shpjegon Floriani për “Piccolo”. Herën e parë më 10 korrik në një lokal pranë kanalit të Ponterosso, ku po transmetohej një ndeshje futbolli, dhe herën e dytë më 29 korrik në kështjellën e Miramare. Ishte shumë e bukur. Për fat të keq nuk folëm asnjëherë, nuk e di as emrin e saj, vetëm u pamë. Por ajo më ka magjepsur. A mund të më ndihmoni?”

Informacionet për të identifikuar vajzën janë me të vërtetë të paktë. Floriani ka bërë një foto, gjatë takimit të tyre të parë: Vajza është e kthyer me shpinë, duken vetëm flokët e saj të gjatë ngjyrë gështenjë , dhe veshja e verdhë me vija të bardha. “Më goditi fakti që ishte një tifozë e futbollit. E pastaj sytë e saj të mrekullueshëm”, shpjegon Floriani që pranon më pas se nuk ka mundur t’ia shprehë këtë gjë për shkak të situatës. “Budallai unë- vazhdon – Shpresoj të arrij ta gjej me këtë apel, ndryshe do të gjej një formë tjetër. Shpresa e tij është që vajza të njihet nga fotoja dhe gjithçka të mbyllet me një fund të lumtur, ashtu siç është e drejtë për këtë përrallë të kohëve moderne./Balkanweb/

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

“Nuk i lejonte të lëviznin, i thoshte do t’ju pres..” Dhunoi dy fëmijët e tij të mitur live në TikTok, vjen dëshmia tronditëse e...

Në emisionin me “Zemër të Hapur” u trajtua rasti i Artan Berishës, i cili dhunon dy fëmijët e tij të mitur në live-t e...

Ndryshon moti, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, ditët në vijijm, rriten ndjeshëm temperaturat gjatë mesdites por mengjeset prite të jenë te ftohta. Ndiqni video me poshte per...

Plas sherri në urbanin e ‘Tiranës së Re’! Qytetari grushton e shkelmon faturinon (VIDEO)

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike është raportuar të ketë ndodhur një ditë më parë në urbanin e linjës "Tirana e Re"...

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

“Nuk kam treguar gjë” Pas 12 vitesh, Katerina Trungu i rikthehet ‘dashurisë’ së vjetër! Moderatorja zbulon surprizën..

Dasara Karaiskaj, Gerta Heta, Ardit Murataj janë pjesë e super skuadrës së Klan Radio. Por në programin “Rudina” në Tv Klan këtij paneli iu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.