Epike/ Konkurrentja dështon në emisionin televiziv, nuk di të thotë ku ndodhet Muri Kinez

468
0

Në emisionin “Milioner” të një televizioni turk një pjesëmarrëse nuk arriti të gjente se ku ndodhej muri i madh i Kinës dhe kjo gjë e ktheu në një barcoletë në rrjetet sociale.
Su Ayhan, një ekonomiste e diplomuar në Stamboll, u shfaq në emisionin “Kush do të bëhet milioner”, edicioni turk në transmetuesin privat ATV më 4 gusht.

“Ku është Muri i Kinës?” ishte pyetja e katërt që iu bë Ayhan nga prezantuesi. “Unë e di përgjigjen, por do të doja të pyesja audiencën”, tha Ayhan, duke përdorur ndihmën e saj të parë.

Ironikisht, vetëm 51 për qind e audiencës dhanë përgjigjen e saktë, ndërsa pjesa tjetër zgjodhi opsionet e tjera të Indisë, Koresë së Jugut dhe Japonisë.
E zhgënjyer nga mungesa e konsensusit në mesin e audiencës, Ayhan përdori ndihmën e saj të dytë dhe telefonoi një mik, i cili dha përgjigjen e saktë dhe e shpëtoi atë nga një eliminim i turpshëm.
“Çfarë lloj sistemi arsimor keni në Turqi”, shkroi një llogari në Tëitter me bazë në Pekin pas shpërndarjes së lajmit mbi Kinën.

“Shpresoj që shumë njerëz në audiencë të mos i jenë përgjigjur pyetjes duke menduar se ishte shumë e lehtë të gjendej, duke e parë si një kurth. Përndryshe, ky problem i madh i injorancës nuk mund të zgjidhet, madje edhe me ministrin tonë të ri të arsimit Ziya Selçuk”, shkroi kolumnisti i përditshëm i Hürriyet, Ahmet Hakan më 6 gusht.

“Unë mund të përdor ndihmat e mia kur të dëshiroja”, iu përgjigj Ayhan kritikës. Ajo u eliminua në pyetjen e më pasme rreth kompozitorit të një kënge popullore turke.