Si i përballojnë në Japoni termetet, ja cfarë mbajnë në shtëpi

11625
0

Shteti i Japonisë është një shembulli i mirë për t’u marrë rreth masave te parandalimit dhe menaxhimit të situatës së tërmeteve. 87% e godinave atje, janë ndërtuar sipas rregullave strikte për të përballuar tërmete të fortë.

Në shumicën e strukturave, sidomos për ndërtimin e grataçelave janë përdorur edhe materiale me përbërje elastike për të shmangur thyerjen nga lëkundjet e fuqishme të tokës që arrijnë magnitudën deri në 9 të shkallës Rihter.

Çdo celular ka një aplikacion që njofton përdoruesit menjëherë për lëkundjet e tërmetit. Trenat e shpejtësisë së lartë kanë një sistem që i ndalon automatikisht në momentin e lëkundjeve për të shmangur daljen nga binarët. Kjo metodë ka shmangur aksidentet hekurudhore për shkak të lëkundjeve.

Mediat audio-vizive e kanë me detyrim t’ia kushtojnë programet, informacioneve që lidhen me tërmetin. Një herë në muaj, fëmijët e ciklit të ulët shkollor trajnohen në terren për t’u përballur me emergjencat nga tërmeti.

Ndërsa çdo shtëpi ka edhe mjete të ndihmës së shpejtë posacërisht për mbijetësë nga tërmeti, të cilat përmbajnë, shishe me ujë, racione ushqimore të thata, doreza, maska, e deri tek radiot.