Shi dhe shtrëngata, rikthehet moti i acartë

645
0

Sipas IGJEUM, ditën e martë priten reshje shiu, shoqëruar me shtrëngata. Sipas IGJEUM, priten reshje mesatare në qarqet Shkodër dhe Kukës dhe lokalisht mesatare në qarqet Dibër, Lezhë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë. Temperaturat pritet të shënojnë: në bregdet: 11 / 16 °C, në vendet e ulëta: 11 / 14 °C dhe në vendet malore: 3 / 11 °C.

Parashikimi i IGJEUM:

RESHJET

Sot pasdite (e hënë, dt. 02) dhe nesër (e martë, dt. 03) priten reshje mesatare në qarqet Shkodër dhe Kukës dhe lokalisht mesatare në qaqet Dibër, Lezhë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Gjatë ditës së nesërme reshjet mund të jenë të shoqëruara edhe me shtrëngata.

TEMPERATURAT

Nesër (e martë, dt. 03) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 11 / 16 °C në vendet e ulëta: 11 / 14 °C në vendet malore: 3 / 11 °C