Kina habit boten, asnjë humbje nga koronavirusi prej 4 muajsh. ”Kjo është prova më e fortë që..

620
0

Edhe pse gjithçka nisi atje, për Kinën duket sikur historia e koronavirusit i përket të shkuarës. Zyrtarët kinez te shëndetit pretendojnë se për katër muaj me radhë nuk është regjistruar asnjë humbje jete me koronavirus.

Guo Yanhong, një prej inspektoreve te Komisionit Kombëtar të Shëndetit, lavdëroi strategjinë që Kina përdori për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

“Kjo është prova më e fortë që përvoja, metodat dhe strategjia e Kinës në trajtimin e pacientëve në gjendje kritike janë të vlefshme.”

Hera e fundit që autoritetet ne Kine kanë raportuar për humbje jete nga koronavirusi ishte data 14 prill, kur u regjistrua një rast në provincën Hubei.

DIten e mërkurë, në Kinë u regjistruan 22 raste të importuara me koronavirus.