Ministria jep njoftim të rëndësishëm: Ja kur nis viti i ri shkollor. Ja cilat klasa do të nisin nga 31 gushti

664
0

DIten e stome, Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë ka bërë një lajmërim të rëndësishëm rreth fillimit të vitit të ri shkollor.

Në njoftimin e saj bëhet me dije se viti i ri shkollor nuk fillon më datë 31 gusht, por më 14 shtator, ashtu siç edhe është parashikuar.

Ndërkaq thekson se më datën 31 gusht deri në 11 shtator do të zhvillohen mësime plotësuese VETËM me ata nxënës të klasave 1-5 (cikli fillor), të cilët nuk kanë pasur akses dhe mundësi gjatë periudhës së mësimit online.

 “Bëjmë me dije se në datën 31 gusht deri në 11 shtator do të zhvillohen mësime plotësuese VETËM me ata nxënës të klasave 1-5 (cikli fillor), të cilët nuk kanë pasur akses dhe mundësi gjatë periudhës së mësimit online, mars–maj 2020.
Ky program plotësues i pajis këta nxënës me njohuritë dhe aftësitë gjuhësore dhe matematikore që i përkasin programit mësimor, të zhvilluar në periudhën mars-maj 2020.

Zbatimi i programit plotësues do të menaxhohet nga drejtoritë dhe zyrat arsimore vendore, si dhe shkollat sipas rasteve të identifikuara.
Ndërkohë, orët mësimore gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen sipas të gjitha protokolleve të kushteve higjieno-sanitare, duke ruajtur distancimin fizik dhe mbrojtur shëndetin e gjithsecilit”, deklaron MASR.