Si e kalojnë kohën e lirë njerëzit e suksesshëm?

805
0

Pra, çfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm në kohën e tyre të lirë?

Ushtrojnë

Image result for gym animated

Ushtrimet e rregullta janë një tipar i njerëzve të motivuar dhe të orientuar në qëllime, të cilët në mënyrë natyrale arrijnë sukses në zona tjera të jetës. Mund të jetë për shkak të lirimit nga stresi dhe fitimit të energjisë nga ky aktivitet i cili i bën ata më produktiv dhe i bën të ndihen më mirë gjatë ditës.

Argëtohen

Related image

Duket sikur një lloj kurthi, por shumë njerëz të suksesshëm duke përfshirë Bill Gates, Richard Branson dhe Sheryl Sandberg me shumë gjasa do ju tregojnë se pushimi nga puna dhe shkuarja në një pushim të mirë, do të bëjë mrekulli për shëndetin tuaj mendor, produktivitetin dhe mirëqenien e përgjithshme.

Meditojnë

Related image

Kaloni pak kohë duke mësuar se si të meditoni në mënyrë të duhur, dhe do të pyesni veten se si ia keni dalë mbanë pa këto ushtrime. Meditimi është një mënyrë e thjeshtë për të qartësuar mendjen nga mendimet dhe të jeni ‘’prezentë’’ në atë moment.

Lexojnë

Related image

Ka shumë përfitime në leximin e rregullt, është e vështirë të dini se ku të filloni por nuk ka shumë rëndësi se çfarë lexoni. Leximi i gazetave, revistave, librave të gjitha ju ndihmojnë të përmirësoni fjalorin tuaj, të zgjeroni pikëpamjen, të përmirësoni kujtesën, dhe ju ndihmojnë të prodhoni ide të reja për biznesin ose karrierën tuaj.

Mësojnë

Related image

Njerëzit e suksesshëm e dinë se pa marrë parasysh se sa mendoni që dini, gjithmonë ka diçka të re për të mësuar. Merrni kohë për të mësuar gjëra të reja, varësisht se a ndodh ajo përmes mbledhjeve të punës, orëve, seminareve ose vetëm duke folur me njerëz të rinj.

Bëjnë punë vullnetare

Image result for volunteer animated

Njerëzit e suksesshëm kalojnë kohë duke bërë punë vullnetare, një pjesë për përfitimin e komunitetit dhe një pjesë për mundësi të lidhjes. Puna vullnetare ka tendenca të bashkojë të gjithë njerëzit, pavarësisht nga lloji i ngjarjes, kështu që sigurohuni që po i kërkoni këto mundësi në qytetin tuaj, edhe nëse janë disa orë në muaj.

Lidhen

Related image

Ngjarjet e lidhjeve janë gjithmonë të vlefshme, dhe ju duhet të përpiqeni t’i kërkoni ato. Tani njerëzit mund të ofrojnë mundësi, kontakte, aftësi dhe informata të reja. Plus, shoqërimi është i mirë për shëndetin tuaj mendor.

Vlerësojnë të dashurit e tyre

Related image

Në fund, njerëzit më të suksesshëm provojnë të gjejnë kohë për të çmuar të dashurit e tyre, edhe pse fatkeqësisht, kjo nuk ndodh gjithmonë. Disa njerëz janë shumë të pushtuar nga ideja e të bërit më shumë para, të kenë më shumë fuqi dhe të avancojnë karrierat e tyre saqë injorojnë njerëzit e vlefshëm për ta.

Shpërndaje ta inspirosh dikë!

/©Ndryshe/