Nuk i mjafton Shqiponja, nuk do e besoni çfarë bën Granit Xhaka pas ndeshjes

1239
0

Granit Xhaka ishte absolutisht një nga lojtarët e mirë në ndeshjen e sotme pasi me golin e tij, hapi rrugën e përmbysjes ndaj Serbisë.

Golin ai e ka festuar me shqiponjë duke tërbuar serbët, por Xhaka nuk u mjaftua me aq.

Pas përfundimit të takimit, i emocionuar nga fitorja mesfushori shqiptar ka shpërndarë foton e faqes SHQIPERIA IME në “Insta Story”, ku shkruante:

”Moj Serbi rrjetën ta shpova, se mu m’thojnë Granit Kosova”
Pas ndeshjes ai deklaroi:
Emocione të pastra, të paimagjinueshme, çfarë të them. Sot është një ditë e madhe. Për mua sigurisht që është një ndeshje e veçantë. Kam marrë mesazhe nga shumë njerëz, nga familja në Zvicër, nga Shqipëria dhe Kosova. Fitorja i dedikohet familjes time që më kanë mbështetur gjithmonë.

Festimi nuk ishte një mesazh për kundërshtarin, megjithëse nuk më intereson shumë kjo pjesë. Si festim ishte për njerëzit që më kanë mbështetur gjithmonë dhe nuk më kanë lënë të dorëzohem. Për atdheun tim ku ka rrënjët familja ime.”