“Shyqyr që nuk ishte vajtje-ardhje”, Armaldo flet pas dajles nga Big Brother dhe bën deklaratën e papritur: Dua që ta fitojë…

280
0

Armaldo nuk kishte biletë vajtje-ardhje. Ai u shpreh se edhe nëse do të kishte një të tillë, nuk do kthehej në shtëpi. Armaldo tha se është i lumtur që doli nga shtëpia, pasi ngelën duke e sharë.

“Ky fat më ra. Shyqyr që nuk ishte një biletë vajtje-ardhje. Unë dua të kaloj shumë kohë me familjen time. Bashkëshorten e kam shtatëzënë, vajza ka nevojë për dikë ta dërgojë dhe ta marrë nga shkolla. Aida nuk ia del dot vetëm. Nuk do kisha bërë ndonjë gjë më të madhe.

Vetë situatat aty brenda, e bëjnë të vështirë të luash ndryshe. Aty brenda je i detyruar t’i “përtypësh” disa fjalë që të lëndojnë. Kam qenë në një sitatë, si “thikë me dy presa”. Nuk kam dashur të jem as me Luizin dhe as me Oltën dhe ndoshta kjo më ka penalizuar.

Unë dua që ta fitojë Olta, është grua shumë e fortë. Dua që njerëzit të kuptojnë se gratë dhe vajzat janë shumë të forta dhe dinë t’ia dalin”, tha Armaldo.