Skip to content

Shurupi i gjyshes për kollën, ja si ta përgatisni me dy përbërës për të qetësuar dhimbjet e fytit

    Kolla e thatë këtë periudhë dimri dhe jo vetëm, shkaktohet nga ftohja, alergjia, ajri i thatë në dhomë, pluhuri.

    Për të lehtësuar shqetësimet tuaja, mund të bëni një shurup shtëpiak që do ta qetësojë shpejt.

    Provoni këtë ilaç popullor, i cili thuhet se ndalon shpejt kollën. Keni nevojë për çaj të freskët me xhenxhefil dhe nenexhik.

    Xhenxhefili ndalon dhimbjen e fytit dhe ndihmon në nxjerrjen e mukusit kur është i pranishëm, ndërsa nenexhiku qetëson kollën . Së bashku ata bëjnë një shurup efektiv.

    – 3 lugë xhenxhefil të grirë

    – 1 lugë mente të thatë

    Prisni ose grijeni xhenxhefilin dhe bashkë me nenexhikun e shtoni në ujë. Lëreni të vlojë, ulni nxehtësinë dhe gatuajeni derisa të avullojë gjysma e lëngut.

    Kullojeni, lëreni të ftohet pak, më pas shtoni mjaltin dhe përzieni që të tretet.

    Hidheni në një kavanoz dhe merrni nga 1 lugë për disa orë për të lehtësuar kollën. Ruajeni të mbuluar në frigorifer.

    Shënim: Para se të përdorni këtë çaj, konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj./living/