Vuante nga një semundje e rende, shuhet ikona e kinematografisë shqiptare

810
0

Kinematografia shqiptare sot në zi. Artisti i njohur shqiptar Xhevdet Ferri, ka ndërruar jetë nga një sëmundje e rende.

Mësohet se aktori 60-vjeçar ishte diagnostikuar prej disa muajsh me një sëmundje të rëndë dhe po merrte trajtime intensive.

Por, ai nuk ka mundur t’i mbijetojë, duke mbyllur sytë ditën e sotme.

Aktori ka luajtur dhjetëra role në kinematografi e teatërin shqiptar, por suksesin me te madh si aktor ai e ka arritur ne filmin artistik.

Disa prej filmave ku Xhevdet Ferri spikati më shumë, ishin: “Hije qe mbeten pas”, “Dhe vjen nje dite” , “Perralle nga e kaluara”, “Treni niset ne 7 pa pese”, “Vitet e pritjes”, “Dasma e Sakos”, etj.