Shtimi i rasteve me Covid, Komiteti i Ekspertëve konferencë TË PAPRITUR: Ja çfarë vendosen per shkollat

947
0

Komiteti Teknik i Ekspertëve për Covid-19, ka dalë pak minuta më parë një një konferencë të papritur për mediat dhe ka lajmëruar se mësimi në univeristete do të vazhdojë online.

“Mësimi në Universitete do të vazhdojë online”, ka thënë zv.ministrja Rakacolli. Ndërsa, e pyetur se a do të merrej i njëjti vendim për arsimin parashkollor, ajo tha se shifrat janë brenda pritshmërive dhe situata është nën kontroll.

“Vëmendja për shkollat ka qenë gjithmonë prioritet që në 14 shtator kur ato u hapën. Sikur e kemi bërë me dije, nuk ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm në inflencën që hapja e shkollave ka bërë në shifrat e pandemisë. Në radhë të parë është mirëqenia e fëmijëve. Dhe kjo jepet së fundmi dhe nga OBSH. Në shifrat që jemi tani, të qëndrueshme, nuk e diskutojmë këtë sot. Por e ndjekim 24 orë”, tha zv.ministrja Mira Rakacolli.

Ndërkohë, e pyetur për raportimin e shkaqeve të vdekjes, pasi disa familjarë të pacientëve që kanë ndërruar jetë nga Covid-19, në kartelë kanë pasur arsye të tjera, Rakacolli u shpreh: Vdekjen raportohen me shumë përgjegjësi nga mjekët të cilët kujdesen deri në fund për pacientët dhe kanë plotësuar me shumë përgjegjësi formularin. Raporti i Ministris së Shëndetësisë është shumë trasparet dhe mjekët janë ata që e përcaktojnë dhe shkakun e vdekjes.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico është shprehur se situata paraqitet në një risku të shtuar. Ajo tha se qytetarët duhet të rrisin bashkëpunimin me autoritetet e shëndetësisë dhe të rrespektojnë rregullat.

“Po shikojmë me vëmendje ecurinë e pandemisë në vend. Situata paraqitet në nivel risku të shtuar, sepse është rritur incidenca 14 ditore. Femrat janë prekur 52 për qind dhe meshkujt 48 për qind. Grup-moshat më të prekura janë ata më të moshuara. Kjo situatë kërkon bashkëpunim mes institucioneve shëndetësore dhe qytetarëve, me masa si distanca, maska,respektim të masave të vendosura kohët e fundit” tha Fico.

Ndërsa, Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se për shkak të shtimit të rasteve me Covid edhe koha e pritjes për qytetarët është rritur.

“Koha e pritjes për qytetarët është rritur, për disa arsye. Duke ditur që kryejmë 463 vizita, por ka dhe një procedurë ku nga këto janë 146 për COVID, epiket duhet të vishen dhe të shkojnë drejt pacientëve dhe triazhimin bëhet mbi bazën e gjendjes së një pacienti. Është një kontroll mjekësor, i thuhet qytetarit “nëse ka një përkeqësim njofto menjëherë” sepse menaxhimi bëhet nga prioriteti i përkeqësimit të sëmundjes”, tha Brataj.