Shtëpi për vetëm 1 euro në Itali me vetëm një kusht. Lajmi që po bën bujë ne internet

1405
0

Duket gati e pabesueshme, por në fakt është e vërtetë. Këto shtëpi të vjetra në një fshat të Italisë kanë dalë në shitje për vetëm 1 euro.

Projekti që synon të rigjallërojë Ollolain në rajonin malor Barbagia të Sardenjës, duke vënë shtëpitë e vjetra në treg për koston simbolike të një euro po përballet me një lumë kërkesash brenda dhe jashtë vendit.

Mirëpo, ai që i blen, firmos një kontratë për të shpenzuar shuma të tjera për t’i rikonstruktuar, mobiluar dhe për t’i bërë të përdorshme, pa u ndryshuar karakteristikat arkitekturore.

Çdo njeri që vendos të blejë shtëpi në këtë zonë me një cimim prej 1 euro duhet të plotësojë kushtin e ristrukturimit të tyre në kohën e duhur.

Projekti quhet “Një parajsë për një euro”dhe ka bërë një zhurmë të madhe në internet.

Ka pasur mijëra kontakte në vendin e Bashkisë, pas publikimit të lajmit për shitjen e shtëpive.

Shtëpitë duan një shumë prej 20 mijë euro për tu rikonstrukturuar.