Shqiptari zhduket në mënyrë misterioze nga shtëpia, “Rey” ngre në këmbë policinë italiane

657
0

Rehars Sina, i njohur si “Rey”, 27 vjeç, me kombësi shqiptare është zhdukur nga shtëpia e tij, shkruan tuttoggi.info.

Sipas asaj që ishte raportuar nga familja në polici në Terni, nga mbrëmja e 22 janarit, djali ka humbur kontaktet.
Edhe miq të ngushtë po përpiqen në çdo mënyrë që të kuptojnë se çfarë e çoi djalin të largohet nga shtëpia e tij në periferi të qytetit, ku jeton me familjen.

27 vjeçari ka një fytyrë të njohur në qytet, pasi ka punuar si kamerier në shumë lokalë të qytetit dhe fotoja e tij është përhapur nga policia në të gjithë rajonin, me shpresën se mund të gjendet në mënyrë të sigurt dhe të shëndoshë.
E shqetësuar ka qenë nëna e tij, e cila u tha efektivëve se për njëfarë kohe djali nuk dilte më nga shtëpia si më parë dhe miqtë po i “braktiste” gjithmonë e më shumë, pasi nuk dilte t’i takonte.