Digjen për së gjalli dhe shiten, tregtia ekstreme e qenve në Indonezi

943
0

Të tjera pamje të tmerrshme tregojnë se qentë dhe macet janë duke u djegur për së gjalli për tu shitur në “tregjet ekstreme të mishit” të Indonezisë.

Ata janë në mesin e mijëra kafshëve, shpesh kafshëve të grabitura nga pronarët e tyre, të futur në kafazë të vegjël duke u vrarë në kushte mizore, përcjell albeu.com

Pamjet e marra në fshehtësi në dy tregjet më famëkeqe të Indonezisë – Tregu Tomohon Extreme dhe Tregu Langoëan, ekspozojnë vuajtjet e tmerrshme që kafshët pësojnë vazhdimisht.

Këtu, kafshët theren para qenve dhe maceve të cilët janë të futur në kafazë të ndyrë.

Me keqardhje, pamjet makabre tregojnë qartë fëmijët e vegjël, që mendohet të jenë midis dy dhe dhjetë vjec duke parë si kafshët rrihen deri në vdekje.

“Pa dyshim, fëmijët që dëshmojnë për rrahjen e rëndë të qenve në tregjet dhe rrugët e Indonezisë, ngjarje shumë të ngarkuara traumatike, do të përjetonin efekte negative afatgjata”, tha një aktivist i mbrojtjes së kafshëve.