Shqiptari vret kunatin me çifte me pas vetëdorëzohet në polici: Më përd*hunoi vajzën 9-vjeçe!

1149
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Volos në Greqi, pasi një 50-vjeçar shqiptar ka vrarë me armë gjahu kunatin e tij po shqiptar 33 vjeç.

Siç raportojnë mediat greke, autori ka vrarë me arme gjahu, të cilën e kishte me leje, vëllain e gruas së tij dhe më pas është dorëzuar vullnetarisht në polici, duke rrëfyer krimin.

50-vjeçari dyshohet se ka thënë në polici se ka marrë vendimin për të vrarë kunatin e tij pasi mëngjesin e së martës, vajza e tij 18 vjeçe i ka treguar se 33-vjeçari e kishte përdhunuar, që në moshën 9-vjeçare.

Sipas vajzës së tij, së fundmi ai e kishte shtanazhuar se do t’i publikonte video dhe foto intime të tyre.

Autoritetet policore kanë sekuestruar armën e gjahut, ndërsa vajza do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.